Cristiano Ronaldos, protagonist në finalen e sfidës Serbi-Portugalisë, e cila përfundoi 2-2. Në minutën e fundit të rikuperimit, asi i Juventusit shënon golin e fitores, por askush nga gjyqtarët nuk vëren se topi ka hyrë plotësisht.
Në këtë fazë të kualifikimit për Kupën e Botës nuk parashikohet përdorimi i teknologjisë së gol line dhe kështu CR7 përballet me një situatë të pakëndshme, madje dhe proteston sipas mënyrës së tij. Në sinjalizimin e trefishtë, Ronaldo hedh shiritin e kapitenit në tokë, dukshëm me fytyrë të errët dhe i furishëm me vendimin e gjyqtarit.