RTSH Sport Live

Cristiano Ronaldo, zbulohet obsesioni i tij i vërtetë: bëhet fjalë për Messi-n

  • 24/01/2023
  • |
  • Futboll Bota
Cristiano Ronaldo, zbulohet obsesioni i tij i vërtetë: bëhet fjalë për Messi-n
Është zbuluar një nga pasionet më të mëdha të futbollistit portugez i cili u transferua në Arabinë Saudite

Gazeta spanjolle El Mundo ka zbuluar një detaj të ri në duelin e përjetshëm mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, që daton që nga koha kur të dy lojtarët luanin në Spanjë.

Futbollisti portugez, gjatë kohës së tij te Real Madrid, ishte i fiksuar pas rrogës që merrte Messi te Barcelona. Ronaldo, duke e ndjerë veten si futbollistin më të mirë në botë, donte të ishte edhe më i paguari.

Gazeta spanjolle zbuloi gjithashtu një bisedë mes ish-lojtarit të Juventusit dhe presidentit të Barcelonës Josep Maria Bartomeu gjatë një ceremonie çmimi. Ronaldo ka kërkuar më shumë informacion mbi pagën e Messit, duke zbuluar se ishte më shumë se dyfishi i pagës së tij. Një zbulim që do ta çonte atë, disa muaj më vonë, të largohej nga Real Madrid për t'u “martuar” me Juventusin.