RTSH Sport Live

Daja i Hamlin: Po përmirësohet, reanimimi kardio-pulmonar iu aplikua dy herë

  • 04/01/2023
  • |
  • Të tjera
Daja i Hamlin: Po përmirësohet, reanimimi kardio-pulmonar iu aplikua dy herë
Damar Hamlin

Orët e fundit kanë qenë pozitive për Damar Hamlin. Lojtari i Bills, i cili pësoi arrest kardiak në ndeshjen mes Buffalo dhe Cincinnati, është duke u përmirësuar. Lajmin e mirë e dha daja i tij në një interviste për CNN.

Detajet – “Nipi im është më fat. Zemra e tij pushoi së rrahuri dhe mjekëve për ta mbajtur në jetë aplikuan dy herë reanimimi kardio-pulmonar. Një herë e bënë në fushën e lojën ndërsa herën e dytë e bënë në spital”, tha Dorrian Glenn për mikrofonët e “CNN”. “Për momentin ai është lidhur me një ventilator dhe mjekët na kënë thënë se po përpiqen të bëjnë të mundur që Hamlin të rinisë të marrë vetë frymë”, shpjegoi Glenn. Në fund të fjalës të tij, daja i Hamlin tha se lidhja me ventilatorin i ka dëmtuar jo pak mushkëritë e nipit.

(Dorrian Glenn)

Fondi – Në orët e fundit tifozët e Buffalo Bills kanë hapur dhe një fond ku secili mund të kontribuojë duke kaluar para. Deri më tani mësohet se fondi ka arritur në kuotën e 5 milionë dollarëve. Sipas të dhënave të NFL paga vjetore e Hamlin është 825 mijë dollarë në vit.