RTSH Sport Live

Dani Alves, vendimi i bujshëm i bashkëshortes së tij

  • 31/01/2023
  • |
  • Gosip
Dani Alves, vendimi i bujshëm i bashkëshortes së tij
Modelja është e martuar me lojtarin brazilian të akuzuar për përdhunim më 30 dhjetor

Dani Alves nuk ka pasur rastin të flasë as nga burgu i Barcelonës, ku ndodhet në paraburgim për një përdhunim të dyshuar, i cili e gjen veten duke u përballur me lajme të këqija. Sipas raportimeve të gazetës së njohur spanjolle AS, gruaja e tij aktuale, Joana Sanz, ka vendosur t'i japë fund martesës me futbollistin brazilian.

Joana Sanz ka udhëzuar avokatët e saj që të vazhdonin me kërkesën e divorcit në të njëjtën kohë që ajo nuk ishte më në gjendje të takohej me bashkëshortin. AS citon programin “The Ana Rosa” sipas të cilit modelja nga Tenerife e ka komunikuar tashmë vendimin e saj përmes avokatëve pasi nuk ka mundësi ta bëjë këtë personalisht. Një zgjedhje që është përfundimtare dhe e mirëmenduar nga modelja, e cila nuk synon të tërhiqet pavarësisht vendimit të drejtësisë ndaj Dani Alves. Për Joana Sanz masa e zhgënjimit, në fakt, tashmë është mjaftueshëm e plotë.