RTSH Sport Live

De Biazi: Duka më quajti të çmendur, sepse… aktivizova Hysajn

  • 26/11/2020
  • |
  • Kombëtarja
De Biazi: Duka më quajti të çmendur, sepse… aktivizova Hysajn

Xhani De Biazi, ish-trajneri i Shqipërisë, aktualisht në stolin e përfaqësueses së Azerbajxhanit, ka zbuluar se çfarë i ka thënë presidenti Duka kur në fushën e lojës ka hedhur 18-vjeçarin, Hysaj në ndeshjen kundër Norvegjisë. “Të Shqipëria ka bërë të mundur që Hysaj të debutante në moshën 18-vjeçare, atëherë luante me Empolin. Ne fituam 1-0, sigurisht që ishin më mirë se ne. Në fund të ndeshjes presidenti Duka më tha se jam i çmendur. Unë i thashë se, nëse do të kisha dhe pesë të tjerë si ai, do i kisha hedhur në fushë të luanin, vetëm se nuk i kisha. Nëse i jepni makinën një 18-vjeçari, kjo ndodh se ai di ti japë makinës dhe mund të përmirësohet gjatë rrugës. Maturimi nuk ndodh brenda një nate, duhet vetëm guxim për të bërë zgjedhjet e duhura”.