RTSH Sport Live

De Ligt, blerja e dytë më e shtrenjtë në historinë e Bayern

  • 20/07/2022
  • |
  • Gjermani
De Ligt, blerja e dytë më e shtrenjtë në historinë e Bayern
Me 67 milionë neto plus 10 bonuse, qendra holandeze është blerja e dytë më e shtrenjtë në historinë e bavarezëve

Blerja e Matthijs de Ligt nga Bayern Munich për 67 milionë euro plus 10 bonuse është transferimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e klubit bavarez. Mundo Deportivo ka hartuar një renditje të 11 blerjeve më të shtrenjta në historinë e kampionëve të Bundesligës.

Çmimi si blerja më e shtrenjtë e të gjitha kohërave i shkon kampionit francez në fuqi të botës, Lucas Hernandez, vëllait të lojtarit të AC Milan, Theo, i cili iu bashkua Bayern për 80 milionë euro në 2019. Francezi i përmbushi pjesërisht pritshmëritë e mëdha mbi të. De Ligt është i dyti me një total prej 77 milionë eurosh, por gjithsesi e vendos veten përpara Leroy Sané, i cili erdhi nga Manchester City për 60 milionë dhe që dëshmoi menjëherë vlerat në sezonin e tij të parë në Allianz Arena.

Le të themi se në sens kuptim Bayern mund të kishte bërë më mirë, pasi disa herë ka shpenzuar shumë për lojtarë që nuk kanë rezultuar aq vendimtarë.

Në vendin e katërt të më të paguarit ndonjëherë, për shembull, është Dayot Upamecano, i paguar 44.2 milionë euro. Ose edhe Corentin Tolisso, i cili erdhi në vitin 2017 nga Lyon për 41.5 milionë dhe kurrë nuk u imponua realisht në Bundesligë.

Shumë fatkeq Javi Martinez, mbërriti nga Athletic dhe u bë menjëherë një pjesë themelore e klubit bavarez. Megjithatë, dëmtimet e rënda e zbritën atë në fund të hierarkisë, përpara se të përfundonte kontratën në 2021.

Me 39.2 milionë euro, në këtë renditje është i pranishëm edhe Arturo Vidal, pastaj Gotze (37 milionë), Hummels (35 milionë) dhe Pavard (35 milionë).

I fundit në renditjen e hartuar nga Mundo Deportivo është Renato Sanches, i paguar 35 milionë në vitin 2016 (kur ishte 19 vjeç, pas një Evropiani të madh) dhe ndoshta mbeti një nga zhgënjimet më të mëdha të Allianz Arena në të kaluarën e afërt. Do të shohim nëse ai do të jetë në gjendje të riniset, duke qëndruar në Francë apo duke shkuar diku tjetër.