RTSH Sport Live

Dejvi Bilali, përforcimi i parë i Dinamos

  • 07/01/2021
  • |
  • Kategoria e Parë
Dejvi Bilali, përforcimi i parë i Dinamos
Ishte paralajmëruar dy ditë më parë, sot është zyrtarizuar: mesfushori 24-vjeçar është blerja e parë e 18 herë kampionëve të vendit

Ishte paralajmëruar dy ditë më parë, sot është zyrtarizuar. Bëhet fjalë për blerjen e parë të Dinamos në këtë merkato të janarit, mesfushorin Dejvi Bilali. 18 herë kampionët e Shqipërisë, pasi kanë prezantuar stafin drejtues: Françesko Moriero dhe Fabricio Mikoli, tani kanë hedhur dhe hapin e parë në përforcimin e skuadrës dhe goditja është bërë në repartin e mesfushës.

Njoftimi i Dinamos

Dejvi Bilali është përforcimi i parë i merkatos! Mesfushori 24-vjeçar ka firmosur ditën e sotme në prani të administratorit Barushi kontratën që e bën pjesë të 18 herë kampionëve në vazhdim.

Bilali ishte pjesë e KF Vorës në fazën e parë, ndërsa më herët ka qënë pjesë e Besës, Egnatias, Vllaznisë dhe Teutës.