RTSH Sport Live

Del Piero sulmon Ronaldon: E ekzagjeruar, nuk sillemi kështu

  • 30/03/2021
  • |
  • Boterori Katar 2022
Del Piero sulmon Ronaldon: E ekzagjeruar, nuk sillemi kështu
Ish-kapiteni i Juventusit komentoi sjelljen e portugezit në ndeshjen e tij të fundit me përfaqësuesen

Kur Alex Del Piero flet për Juventusin, të gjithë e dëgjojnë. Pinturikio ka kaluar gati njëzet vjet i veshur me fanellën bardhezi, flamurin e vërtetë dhe idhullin e tifozëve. Kjo është arsyeja pse “sulmi”  i tij për veprimin e Cristiano Ronaldos me kombëtaren portugeze bën edhe më shumë zhurmë. Gjatë ndeshjes kundër Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2022, ish-Real Madrid nuk e ka pritur mirë një vendim të gjyqtarit, i cili nuk i ka akorduar një gol të rregullt. CR7 nuk I ka mbajtur nevat, është larguar nga fusha e lojës shumë i zemëruar, madje duke hedhur dhe shiritin e kapitenit.

"Unë mendoj se ishte një reagim i ekzagjeruar – tha Del Piero për mikrofonët ESPN - është në rregull të zemërohesh, është në rregull të diskutosh dhe madje të protestosh, por hedhja e shiritit dhe vazhdimi i sjelljes në atë mënyrë është shumë për dikë që përfaqëson skuadrën, jo vetëm si kapiten por edhe si figura më ikonike”.