RTSH Sport Live

Demi: Vetëm Partizani bën të tillë “Fair Play”

  • 21/02/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Demi: Vetëm Partizani bën të tillë “Fair Play”
Presidenti i Partizanit mendon se ekipi ka bërë një veprim për tu duartrokitur

Presidenti i Partizanit, Gazment Demi ka komentuar në mënyrën e vet, episodin e përfolur për rastin e golit të Muratajt dhe më pas lejimin e golit për ekipin e Kukësit, për ta çuar edhe një herë diferencën e golave aq sa ishte para golit të Murataj. “Vetëm Partizani bën fair play të tillë”, - thotë Demi për RTSH Sport. “Aty në fakt, lojtari i Kukësit është dëmtuar nga topi, jo nga ndonjë faull. Gjihtësesi, stafi mendoi të lejonte golin e Kukësit dhe bëri mirë”.

Partizani është tashmë 4 pikë larg Vllaznisë, por presidenti i të kuqve mendon se ekipi i Dajës I ka të gjitha në dorën e vet. “Barazimi i Vllanisë në Korçë ishte një shtysë, por mendoj se Partizani duhet të bëj lojën e tij. Ka edhe dy ndeshje me Vllaninë dhe me gjithë skuadrat e tjera. Jemi herët për titullin, por mendoj se jemi në rrugë të mbarë”- deklaron Demi për RTSH Sport.