Një lajm i keq për Francën dhe Barcelonën. Sipas informacioneve të raportuara nga gazeta franceze L'Equipe, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen midis Francezëve dhe Hungarisë, Ousmane Dembélé do të duhet të operohet dhe do të mbetet për rreth katër muaj larg fushave.
Për dëmtimin të pësuar, Dembélé do ti nënshtrohet një operacioni në Finlandë, siç bëri në dy rastet e mëparshme kur vuajti nga sëmundje të ngjashme: në shtator 2017 dhe shkurt 2020, megjithëse asgjë nuk është zyrtarizuar ende.
Për më tepër, sipas informacionit nga L'Equipe, periudha e rikuperimit do të jetë më e gjatë se sa ishte planifikuar fillimisht dhe do të zgjasë më shumë se katër muaj.