RTSH Sport Live

Dëmtimi i Pikesë, mjekët flasin për 4-6 muaj

  • 22/11/2020
  • |
  • Spanjë
Dëmtimi i Pikesë, mjekët flasin për 4-6 muaj
Pike duke dalë nga fusha i dëshpëruar

Barcelona ka humbur në Madrid ndaj Atletikos të shtunën në mbrëmje. Por humbja 1-0, nuk ishte lajmi i vetëm i keq i mbrëmjes. Gerard Pike është larguar nga fusha pjesën e dytë duke çaluar, pas një përplasjeje të fortë me Korean. Natyrisht që është shumë shpejt për të përcaktuar gradën dhe natyrën e dëmtimit, por mjekët e Barcelonës kanë hedhur hipotezat që dëmtimi do ta mbaj mbrojtësin e Barcelonës nga 4-6 muaj jashtë fushave. Madje, Pike nuk është kthyer me shokët e tjerë të ekipit në Barcelonë, por ka qëndruar në Madrid, sepse mjekët kanë kërkuar që të bëhen ekzaminimet e duhura para nisjes në Barcelonë. Flitet për gjurin e djathtë dhe një tërheqje e brendshme.