RTSH Sport Live

Dëmtohet Nadal, heq dorë nga “Indian Wells” e “Miami Open”

  • 01/03/2023
  • |
  • Sporte të tjera
Dëmtohet Nadal, heq dorë nga “Indian Wells” e “Miami Open”

Rafael Nadal ka hequr dorë nga turnetë Masters 1000, Indian Wells e Miami për shkak të një dëmtimi. Tenisti spanjoll nuk ka garuar që nga humbja në rundin e dytë të Australian Open, të pësuar muajin e kaluar.

Në duelin me Mackenzie McDonald, 36-vjeçari u dëmtua në kofshë dhe mjekët lajmëruan se duhej një periudhë prej 6-8 javësh rikuperimi.

“Ne urojmë që Rafa të vazhdojë kështu periudhën e rikuperimit dhe shpresojmë që ta shohim të kthehet në turneun tonë vitin tjetër”, deklaroi drejtori i “Indian Ëells”, Tommy Haas.

Spanjolli ka triumfuar në garën e Californias, e cila do të nisë javën tjetër, në vitet 2007, 2009 e 2013, ndërsa 12 muaj më parë u mund në finale nga amerikani Taylor Fritz.