Xhakomo Vrioni duket se ka ndalur pikërisht në momentin më të mirë. Sulmuesi i Shqipërisë dhe i Juventusit ka pësuar një dëmtim të rëndë, një frakturë të fibulës në këmbën e djathtë. Lajmin e ka bërë të ditur klubi bardhezi që shton se Vrioni do ti nënshtrohet operimit ditën e shtunë. Koha e rikuperimit nuk dihet me saktësi, por duket se sulmuesi do të mungojë për një kohë të gjatë. Xhakomo Vrioni është sulmuesi që luan me ekipin Juventus U 23, por kohët e fundit trajneri Pirlo e ka grumbulluar shpesh herë me ekipin e parë. Pak ditë më parë Vrioni ka gjetur edhe golin e tij të parë këtë sezon me skuadrën U23 kur shënoi ndaj Grosetos.