RTSH Sport Live

Derbi i Madridit për Atletikon, tani -1 nga Sevilla e vendit të tretë

  • 08/05/2022
  • |
  • Spanjë
Derbi i Madridit për Atletikon, tani -1 nga Sevilla e vendit të tretë
Carrasco vendos ndeshjen kundër Realit me penallti dhe afron Colchoneros me Champions

Me një goditje të vetme Atletico Madrid fitoi derbin 1-0 kundër Realit (kampion i ri i Spanjës dhe i rimodeluar), blindon zonën Champions dhe gjithashtu kërcënon Sevillan në vendin e tretë. Colchoneros menjëherë një hap larg avantazhit: Kondogbia rikuperon topin në afërsi të zonës, i shërben Carrascos që godet diagonalisht, por gjuajtja është e gabuar. Në 10' Carrasco parakalon Casemiron me një kthesë dhe godet: një top që prek shtyllën, me Lunin të palëvizshëm.

Përgjigja e Blancos, me Lucas Vazquez që depërton në qendër dhe godet me të majtën: Gimenez sakrifikon veten dhe refuzon goditjen. Vendasit sërish të rrezikshëm pas gjysmë ore lojë: Cunha ka një mundësi, por goditja e tij ndalet nga Naço.

Në minutën e 40-të, në VAR rishikohet kontakti mes Vallejos dhe Cunhas dhe akordohet penallti, e transformuar më pas në gol nga Carrasco. Mes pjesës së parë dhe të dytë, Oblak e mbyll shumë mirë zonën për Jovic. Një tjetër goditje e këtij të fundit neutralizohet nga një Gimenez i vëmendshëm. Nga ana tjetër, Carrasco është pranë dopietës. Oblak është në lartësinë e duhur, këtë herë ndaj Valverde. Rasti i Naços, i cili nuk shënon, është i fundit i ndeshjes.