RTSH Sport Live

Derbi, shkodranët të bashkuar drejt Tiranës

  • 13/01/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Derbi, shkodranët të bashkuar drejt Tiranës
Tifogrupet nga qyteti verior kanë bërë “paqe” për këtë sfidë

Derbi i Shqipërisë, raundi i dytë luhet në Tiranë por interesimi nga tifozët shkodranë mbetet i madh. Të shtunën në orën 19:45 në Arenën Kombëtare, Tirana pritëse do të hapë dyert edhe për miqtë nga qyteti verior të cilët kanë planifikuar një prani më të madhe krahasuar me përballjet e tjera në transfertë pasi për ta kjo është një sfidë e veçantë. Ambjenti në Shkodër dhe tifozët janë deri diku të ndarë për shkak të krijimit të disa tifogrupeve, ndërsa përfaqësuesit më të njohur “Poëer 12”, kanë organizuar një marshim të përbashkët drejt kryeqytetit.

Risia këtë herë është paqja që 3 apo 4 grupimet kryesore kanë bërë, duke pranuar të organizohen të gjithë sebashku dhe për të mbështetur skuadrën pa logo apo emra të veçantë por nën të njëjtat ngjyra, kuqeblu. Ashtu si në çdo transfertë, klubi ka vënë në dispozicion një autobus edhe pse për derbin e Shqipërisë është shumë pak dhe mbështetësit e Vllaznisë do të udhëtojnë drejt kryeqytetit me mjetet e tyre, ndërsa një pjesë e madhe që jetojnë e punojnë në Tiranë, do të bashkohen me ta për të bashkuar zërat në ndeshjen jetike të së shtunës.