“Pjesëmarrja e Pogba në Botëror nuk është në diskutim deri më sot”. Pas vendimit të mesfushorit të Juventusit për të mos bërë një operacion në gju dhe për të zgjedhur zgjidhjen konservative, trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps përpiqet të qetësojë të gjithë për kushtet e ish-mesfushorit të United disa muaj para Botërorit në Katar: “Natyrisht që jam në kontakt me Paul - tha ai për Le Parisien, por më pas shtoi - Është e rëndësishme që ai është atje, por ne nuk jemi kurrë të sigurt. Prandaj është nevoja për të përgatitur lojtarë më të rinj”.
Rreziku që mesfushori francez të mos jetë gati dhe në maksimumin e tij për kampionatin botëror është një fakt konkret dhe koha do ta tregojë nëse zgjedhja e tij për të shmangur ndërhyrjen e menjëhershme që këshilluan mjekët ishte e duhura. Qëllimi i francezit është të luajë Kupën e Botës dhe Deschamps e siguron atë se do t'ia dalë, por kjo zgjedhje mund të ketë pasoja serioze në sezonin e lojtarit në radhët e Juventus, i cili rrezikon të humbasë shumë ndeshje të tjera përveç atyre të këtij fillimi sezoni.