RTSH Sport Live

Deschamps: Pogba? Nëse nuk është top, nuk do ta çoj në Botëror

  • 16/09/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Deschamps: Pogba? Nëse nuk është top, nuk do ta çoj në Botëror
“Paul është solid dhe i fokusuar në rikuperim, por ai nuk do të vijë me ne vetëm për të kompletuar grupin”

Pas operacionit në gju, gara e Paul Pogba me kohën ka filluar, për rikthimin në fushë dhe për të fituar një vend në Kupën e Botës në Katar. Trajneri i Francës, Didier Deschamps ishte i qartë për këtë çështje. "Paul nuk do të vijë me ne vetëm për të krijuar një grup - shpjegoi trajneri i Francës -. Nëse ai nuk ka luajtur më parë dhe nuk është në top formë, është e kotë, ai vetë nuk do ta dëshironte”.

"Pogba është solid, me karakter dhe është i fokusuar në rikuperimin pas operacionit në gju - shtoi Deschamps -. Që kur kam qenë trajner, nuk kam thirrur kurrë një lojtar nëse ai nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimet”. Fjalë që lënë pak vend për interpretime dhe dërgojnë një mesazh të qartë për lojtarin, bashkëlojtarët dhe mjedisin.

Për trajnerin francez, Pogba do të shkojë në Katar vetëm nëse është në gjendje të mirë, nëse tashmë ka treguar se mund të luajë në disa standarde dhe nëse mund të jetë i dobishëm për kauzën. Ndryshe  mesfushori i Juventusit, i cili po lufton me një rikuperim prej të paktën tetë javësh, do ta përjetojë Botërorin vetëm si spektator.