RTSH Sport Live

Deschamps voton për Benzema: Meriton Topin e Artë

  • 26/09/2022
  • |
  • Futboll Bota
Deschamps voton për Benzema: Meriton Topin e Artë
Trajneri i Francës evidenton sulmuesin e Real Madridit si kandidatin numër një për fitimin e trofeut

Kandidati numër një për të fituar Topin e Artë të radhës është Karin Benzema. Sulmuesi francez duhet të marrë trashëgiminë e Lionel Messit, fituesit të edicionit të kaluar. Qendërsulmuesi ishte protagonist absolut në fitoren e Real Madridit në La Liga dhe veçanërisht në Champions League.

Trajneri francez Didier Deschamps, në konferencën për shtyp pas nokautit ndaj Danimarkës (2-0), mbajti qëndrim të qartë për dhënien e çmimit të rëndësishëm: “Shpresoj që fituesi i Topit të Artë të jetë Benzema sepse ai e meriton, për atë që ka bërë në këtë sezon sportiv me klubin e tij ku fitoi tituj të rëndësishëm, si dhe me ne ku ishte protagonist sezonin e kaluar në fitoren e Ligës së Kombeve”.

“Ai ka qenë një nga sulmuesit më të mirë në botë për vite. Mendoj se  është pozicionuar shumë mirë dhe do të isha shumë i lumtur për të nëse do ta kishte këtë çmim -vazhdon Deschamps- Natyrisht që për ne është një avantazh i shtuar në Kupën e Botës”.