Për familjen Bryant ka kaluar Shën Valentinit i dytë pa Kobe dhe Gianna, të cilët humbën jetën në një përplasje me helikopter në 26 janar, 2020, duke lënë një boshllëk të paplotësueshëm. Sidoqoftë, dashuria dhe afeksioni për basketbollistin, vajzën e re dhe të gjithë familjen Bryant mbetet e pandryshuar në zemrat e atyre që e kanë dashur atë dhe vazhdojnë ta duan.
Kjo është arsyeja pse familja Beckham ka vendosur t'i bëjë një dhuratë të veçantë nënës Vanessa dhe vajzave të saj Natalia, Bianka dhe Capri në ditën e Shën Valentinit. E veja Bryant, në fakt, tregoi disa fotografi të kësaj dhurate në mediat sociale: tre buqeta të bukura me trëndafila rozë. Një gjest i thjeshtë por jashtëzakonisht domethënës ai i familjes Beckham. Një dhuratë që kampioni i NBA-së u bënte vajzave të tij ditën e Shën Valentinit.
Një gjest në emër të një miqësie të thellë mes futbollistit anglez dhe basketbollistit. Një marrëdhënie që u forcua kur David u transferua në Kaliforni për të luajtur në MLS në 2007. Në mënyrë të ngjashme, kur Kobe njoftoi tërheqjen e tij nga NBA, futbollisti anglez ishte ndër të parët që tregoi gjithë mbështetjen e tij.
Dhe kur Kobe dhe Gianna vdiqën, Beckham nuk hezitoi të shprehte gjithë dhimbjen e tij: “M’u deshën orë të tëra për ta kuptuar, unë ende mendoj se fjalët e mia nuk janë të mjaftueshme për të përshkruar se si ndihem për humbjen e tmerrshme të Kobe. Ai ishte një atlet, burrë, baba dhe mik i veçantë. Të shkruash këtë është shumë e vështirë, duke ditur se kemi humbur edhe një person të shkëlqyer, Gianna-n e talentuar, është shkatërruese”.
“Angazhimi i Kobe për këtë sport ishte stimulues - vazhdoi mesazhi i Beckham -. Kobe gjithmonë ka folur për Vanessën dhe vajzat e saj të bukura se sa krenar ishte ai. Pasioni i madh i Kobe ishte familja e tij dhe basketbolli. Lutjet dhe dashuria e familjes sime shkon te Vanessa dhe vajzat, tek familja e Kobe në basketboll dhe, natyrisht, tek ata që vdiqën me të”.