Dinamo nuk ka të ndalur në merkato. Së fundmi blutë e kryeqytetit kanë zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit, Dorian Kërçiku. 27 vjeçari është një njohës i mirë i Kategorisë Superiore, pasi është aktivizuar me skuadra si Tirana, Skënderbeu apo Laçi.
18 herë kampionët e vendit e kanë zyrtarizuar marrëveshjen me mbrojtësin nëpërmjet rrjeteve sociale, duke u bërë kështu një nga prurjet e shumta në kampin blu, të cilët po bëhen gati për rikthimin në Kategorinë Superiore pas një mungese të gjatë.
Njoftimi i klubit:
Dorjan Kërçiku është afrimi i rradhës
27-vjeçari ka firmosur sot kontratën e re me Futboll Klub Dinamo.
Mbrojtësi i djathtë, pas disa eksperiencave me skuadra të ndryshme në Superiore, është bërë zyrtarisht pjesë e bluve.