RTSH Sport Live

Dinamo blindon portën, firmos me Romeo Harizajn

  • 21/07/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Dinamo blindon portën, firmos me Romeo Harizajn
Blutë kanë siguruar shërbimin e 22-vjecarit që në sezonin e kaluar spikati me Apoloninë

Dinamo nuk ndalet në merkato. Kësaj radhe blutë e kryeqytetit kanë siguruar portën. Pasi kanë rinovuar kontratën me Edvan Bakajn, portierin që ishte protagonist në sezonin e kaluar në Kategorinë e Parë, është arritur marrëveshja dhe me Romeo Harizajn.

Portieri 22-vjecar, në sezonine  kaluar ka mbrojtur portën e Apolonisë, duke spikatur me lojën e tij. 18 herë kampionët e Shqipërisë nuk janë menduar dy herë, duke siguruar kështu shërbimin e tij, lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi blu nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.

Njoftimi i klubit:

Romeo Harizaj përforcon kuadratin dinamovit 

Futboll Klub Dinamo ka arritur marrëveshjen me Apoloninë për transferimin e portierit Romeo Harizaj në kryeqytet. 22-vjeçari ka spikatur sezonin e fundit në Superiore, duke siguruar edhe një ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë.