RTSH Sport Live

Dinamo nuk fal, bie Skënderbeu

  • 18/09/2022
  • |
  • Futboll Vendi
Dinamo nuk fal, bie Skënderbeu
Blutë kanë mundur 5-0 Burrelin, ndërsa korçarët janë mundur 1-0 në transfertë nga Oriku

Dinamo ka arritur të marrë kryesimin në Kategorinë e Parë pas fitores 5-0 që ka arritur në këtë javë të tretë. Skuadra kryeqytetase nuk e vuri në asnjë moment në diskutim fitoren, duke shënuar me Ymerin 28’ dhe Denison(45’ e 51’) e Markun (65’ e 80’). Me këtë fitore blutë janë ngjitur në kuotën e 7 pikëve(2 fitore, 1 barazim).

Në ndeshjen tjetër të ditës, Skënderbeu ka rënë në fushën e Orikut duke u mundur me rezultatin 1-0. Korçarët u dnëshkuan në fund të sfidës duke ndërlikuar së tepërmi situatën në misionin për ngjitjen në Superiore.