RTSH Sport Live

Dinamo shans për kreun… Sot në 13.30 në RTSH Sport

  • 14/12/2020
  • |
  • Futboll Vendi
Dinamo shans për kreun… Sot në 13.30 në RTSH Sport
Sfida që do të luhet në Pezë, Dinamo - Besëlidhja do të transmetohet edhe në RTSH Sport në orën 13.30

Kategoria e parë luan sot dy ndeshjet e fundit të javës së 7-të. Luhet Oriku- Partizani B dhe Dinamo - Besëlidhja. Pikërisht, sfida që do të luhet në Pezë, do të transmetohet edhe në RTSH Sport në orën 13.30.

Dinamo është në vendin e dytë në grupin e saj dhe sot ka një mundësi të artë për të parakaluar Burrelin. Gjithësesi Besëlidhja është një ekip i fortë. Trajneri i lezhanjëve. Sinan Bardhi ka deklaruar se fusha në Pezë i ka sjellë gjithnjë fat. “E kemi vlerësuar maksimalisht Dinamon, pasi është një skuadër e kompletuar nga të gjitha drejtimet. Ka historinë dhe rezultate. Ashtu si edhe ne, Dinamo ka objektiva madhorë, ndaj për të treguar forcën tonë, mirë do të ishte që ta kalojmë me sukses këtë 90- minutësh. Shkojmë në Tiranë me ide të qarta, do të bëjmë çmos që të marrim një rezultat pozitiv dhe kam shumë shpresë se do t’ia dalim. Gjendja në ekip është ndër më të mirat. Kemi energji pozitive me bollëk dhe psikologjinë e duhur, pas kthesës që bëmë me Erzenin”.