Dinamo nuk di të ndalet në merkato. Së fundmi kryeqytetasit kanë bërë një goditje në repartin e mesfushës, duke nënshkruar me Rei Nuriun, i cili më parë ka luajtur me skuadra si Skënderbeu dhe Kastrioti. Ky është një rikthim në radhët e bluve për mesfushorin. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Dinamos nëpërmjet rrjeteve sociale.
Njoftimi i klubit:
Rei Nuriu vishet blu
Afrimi i rradhës në skuadrën dinamovite është qendër-mesfushori Rei Nuriu.
22-vjeçari rikthehet tek Dinamo pas eksperiencave tek Skënderbeu dhe Kastrioti në Kategorinë Superiore.