Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka zhvilluar mbledhjen e radhës, ku nuk kanë munguar masat ndëshkimore, pavarësisht se sezoni sapo ka filluar. Gjysma e Superiores është gjobitur dhe paralajmëruar, duke nisur me Teutën, Vllazninë, Tiranën, Partizanin e Skënderbeun. Sjellja e gabuar e tifozëve si dhe mosrespektimi i logos së sponsorit të ri janë shkaku i masave të marra.
Nuk kanë munguar ndëshkimet dhe në nivelet më të ulta të kampionatit, ku masat kanë qënë më të ashpra, deri në tetë javë pezullim, siç është rasti i zyrtarit të Pogradecit, Ardian Abazaj.
Vendimet e Disiplinës:
- KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- KF Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- FK Partizani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos vendosjes së stemës së Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
- Lojtari i KF Shkumbini, Ilirian Dushaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
- Zyrtari i KF Pogradeci, Ardian Abazaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Shënkolli, Bledi Zefi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Iliria, Keivi Limanaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i SHS Përmeti, Klaudio Hoxha, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i SHS Përmeti, Orgest Todhe, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i A.F. Luftëtari, Skerdi Matushi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF Pogradeci U-19, për shkak dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive si dhe të ndërprerjes përfundimtare të ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-19 – Grupi B, kundër Football Republic U-19, në bazë të neneve 30/1, 30/4/a, 63/1/b, 63/1/e dhe 64/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe dënohet me gjobë në masën në masën 100.000 (qind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- FC Besa U-19, për shkak të ndërprerjes përfundimtare të ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-19 – Grupi B, kundër KF Skënderbeu U-19, në bazë të neneve 30/1, 30/4/a, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.