RTSH Sport Live

Dita e dytë e Botërorit, gola dhe spektakël

  • 13/09/2021
  • |
  • Futboll Bota
Dita e dytë e Botërorit, gola dhe spektakël
Republika e Çekisë, Brazili, Maroku dhe Portugalia fitore më shumë se sa të lehta

Goleadë dhe spektakël në ditën e dytë të Kupës së Botës në futbollin e sallës, që këtë herë është zhvendosur dhe Klaipeda. Pikërisht Pallati i Sportit në Klaipeda ka qenë ndeshjet e grupit D, atje ku si Republika e Çekisë, ashtu dhe Brazili kanë patur fitore më shumë se sa të lehta. Në harkun kohor të dhjetë minutave çekët kanë fiksuar avantazhin 4-0, kjo falë trigolëshit të Siedler në të 5’, në të 9’ dhe në të 10’. Më parë kishte shënuar Zaruba.

Në pjesën e dytë fikson golin e pestë Resetar, kurse për Panamanë, golin e nderit e ka shënuar Gudrajxhi. Ndërkohë nën siglën e Ferraos, që ka shënuar katër gola, Brazili shkakton tërmet ndaj Vietnamit duke fiksuar rezultatin 9-1. Por të tilla kanë qenë edhe ndeshjet e grupit C, që janë luajtur në Kaunas. Maroku luan tenis me Ishujt Solomon duke fituar 6-0, kurse Portugalia ka mundur Tajlandën 4-1.

Në ditën e tretë të Botërorit do të jenë ndeshjet hapëse të grupit E dhe F, ndërsa në ora 17:00 do të luajnë Serbi – Iran dhe Paraguaj – Spanjë, kurse në ora 19:00 Angola – Japoni dhe Argjentinë – ShBA. Gjithçka ka marrë ngjyrat e festës në Botërorin e futbollit të sallës, kurse gradualisht po siglohen kryesuesit e grupeve, apo pse jo dhe pretendentët për trofe.