RTSH Sport Live

Djarmati analizon Vllazninë: Latifi më i miri, Hoxhaj i pafat

  • 23/11/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Djarmati analizon Vllazninë: Latifi më i miri, Hoxhaj i pafat
Drejtori sportive i Vllaznisë, Matko Djarmati në studion e “Rubrika Sportive” në RTSH

Vllaznia është rikthyer, duke korrur një fitore 3-1 përballë Kastriotit në javën e nëntë të Abissnet Superiore. Drejtori sportive i Vllaznisë, Matko Djarmati, i pranishëm në studion e “Rubrika Sportive” në RTSH ka analizuar kuqeblutë.

“Për çdo ndeshje ne kërkojmë një zgjidhje, krijojmë shumë raste, por nuk shënojmë. Hoxhaj? Është një lojtar me cilësi, por është pa fat pasi ka qënë i dëmtuar. U dëmtua edhe vjet, dhe në këtë sezon nuk bëri fazë, po vjen në formë pak nga pak”.

“Faktori fushë? Deri në fund të vitit kemi katër ndeshje në shtëpi, shpresojmë të rikuperojmë ato pikë që kemi lënë rrugës. Lojtari mes linjave. Heric është një numët tetë, dje luajti Mustedanagic, por dhe ai nuk është në gjendjen e tij optimal”.

“Situata e Latifit? Ndodh shumë herë që një lojtar me ego të reagojë në atë mënyrë. Latifi është një nga lojtarët më të mirë që ka Superliga. Tifozët? Do të bëjmë një reduktim të çmimit të biletës. Duhet të kuptojmë, nëse është çmimi i lartë apo mungesa e rezultateve, që tifozët nuk vijnë”.