RTSH Sport Live

Djokovic vlerëson Sinner: Është e ardhmja e tenisit, ose më mirë e tashmja

  • 14/04/2021
  • |
  • Të tjera
Djokovic vlerëson Sinner: Është e ardhmja e tenisit, ose më mirë e tashmja
Pas nokautit vijnë dhe fjalët e mira nga kundërshtari: "Ai godet mirë në të gjitha sipërfaqet"

"Ai është një lojtar i plotë, godet mirë në të gjitha sipërfaqet. Ai është e ardhmja e sportit tonë": Novak Djokovic, numri një i tenisit botëror dhe përbindëshi i shenjtë i raketës, përdori fjalë komplimentuese për Jannik Sinner pasi e mundi atë për 6-4 6-2 në raundin e tretë të turneut Monte Carlo.

 "Në të vërtetë – tha Gjokoviç për Supertennis TV - Sinner tashmë është i pranishëm në sportin tonë, pasi ai luajti finalen në Miami. Ishte një ndeshje e mirë debutuese për mua, një sfidë e madhe. Isha në gjendje të bëja zgjedhjet e duhura në momentet e duhura".