RTSH Sport Live

Dopieta e Mbappe nuk mjafton, PSG mundet në shtëpi nga Nice

  • 15/09/2023
  • |
  • Futboll Bota
Dopieta e Mbappe nuk mjafton, PSG mundet në shtëpi nga Nice
Parisienët në “Parc des Princes” me rezultatin 2-3, vendos dopieta e Moffi

Ndeshje e luftuar në Parc des Princes. Nice e Francesco Farioli bëri një paraqitje të shkëlqyer dhe mundi PSG-në 3-2. Protagonisti, Terem Moffi i cili shënon një dygolësh dhe asistoi për Laborde. Te PSG e Luis Enrique-s i vetmi që shpëtoi është Kylian Mbappé, i cili shënoi dy herë. Humbja e parë në ligë për parisienët që do të gjejnë Borussia Dortmundin në Champions League këtë javë.

Moffi arriti të zhbllokojë sfidën në minutën e 21-të, falë dhe një devijimi nga Lucas Hernandez. Mbappé barazon në minutën e 29-të, më pas sulmuesi i Nice, autor i golit të parë, asistoi për Laborde në minutën e 53-të, për të rikthyer edhe njëherë avantazhin.

Në minutën e 68-të, Moffi kompletoi dopietën e tij si dhe përforcoi fitoren. Ndërkohë, në minutën e 87-të, Kylian shënoi të dytin me një goditje të bukur, por pa arritur të shpëtojë skuadrën nga humbja. Parisienët mbeten me tetë pikë, një më pak se skuadra e Nice.