RTSH Sport Live

Dopio Levandovski, Bajerni bën “poker”

  • 19/03/2022
  • |
  • Gjermani
Dopio Levandovski, Bajerni bën “poker”
Të besuarit e Nagelsmann mundën Union Berlin 4-0 falë Coman, Nianzou dhe polakut

Pas dy barazimeve radhazi, Bayern i është rikthyer fitores në Bundesligë dhe po përpiqet të vendosë distancën me Dortmundin. Të besuarit e Nagelsmann mundën 4-0 Union Berlin, duke dominuar që në fillim. Ndeshja qëndroi në ekuilibër vetëm për një çerek ore, derisa Coman shpiku avantazhin me një goditje të mrekullueshme nga distanca.

 Berlinezët tentuan të reagojnë me rastin e dyfishtë për Knoche dhe Becker, por nuk arritën të gjejnë barazimin. Më pas, bavarezët vazhduan muzikën e tyre me goditjen me kokë të Nianzou nga këndorja e Kimmich në minutën e 25-të dhe penalltnë e Leëandoëski pak para pjesës së parë.

I pakënaqur, sulmuesi polak shënoi dopietën e tij personale në minutën e 47-të, duke mbështetur pasimin qendror të Musialës në shpikjen e mrekullueshme të Muller. Është goli i fundit 4-0, i cili vendos Bayern në +7 nga Dortmundi i vendit të dytë. Verdhezinjtë do të tentojnë të përgjigjen nesër në ndeshjen në shtëpi me Këlnin.