RTSH Sport Live

Dortmund dhe Freiburg fitojnë, Volfsburg bie përsëri

  • 02/10/2021
  • |
  • Gjermani
Dortmund dhe Freiburg fitojnë, Volfsburg bie përsëri
Borussia mundi Augsburg 2-1 në shtëpi, ndërsa skuadra e Streich pushtoi Berlinin, gjithashtu fitoi edhe M’gladbach në Volkswagen Arena

Fitore për Borussia Dortmund dhe Freiburg në ditën e shtatë të Bundesligës. Skuadra e Rose kaloi në avantazh në minutën e 10 -të falë penalltisë së Guerreiro, por si gjithmonë gaboi shumë në mbrojtje dhe më pas miqtë barazuan në minutën e 35 -të me Zequiri. Në fillim të pjesës së dytë, Brandt rivendos avantazhin e verdhezinjve në minutën e 51 dhe këtë herë Dortmund nuk e lë veten të gabojë, përkundrazi, prek trefishimin disa herë, duke përfituar nga kundërsulmet e shumta.

Herta Berlin bie përsëri duke konfirmuar fillimin e keq të kampionatit dhe mbetet me gjashtë pikë, ndërsa Freiburg është në një gjendje deliri, falë suksesit 2-1 në kryeqytetin gjerman. Të besuarit e Streich fluturojnë në 15 pikë, duke u barazuar me Dortmundin. Lienhart shënoi për miqtë në minutën e 17 –të. Piatek vendosi barazpeshën në minutën e 70 -të, por kur kishin kaluar tetë minuta, Petersen riktheu avantazhin që zgjati deri në bilbilin e fundit.

Momenti negativ i Wolfsburg vazhdon, duke grumbulluar vetëm një pikë në tri ndeshjet e fundit dhe duke marrë humbjen e dytë radhazi në kampionat. Fillim tronditës për vendasit, të cilët në vetëm dy minuta, mes 5' dhe 7', vuajnë një-dy nga Embolo dhe Hofmann. Goditje e dyfishtë e tmerrshme por Wolfsburg përpiqet të ngrihet përsëri në minutën e 25 -të me golin e Waldschmidt që shkurton diferencën. Nuk mjafton, në fund Gladbach gjithashtu humbet një penallti me Stindl dhe menaxhon avantazhin. Në shtesë Scally e bën më të besueshme fitoren, 3-1.