RTSH Sport Live

Dortmund: Haland nuk paraqitet, Çelsi gati të bëjë çmenduri

  • 12/07/2021
  • |
  • Gjermani
Dortmund: Haland nuk paraqitet, Çelsi gati të bëjë çmenduri
Drejtori sportiv Zorc bën shaka ("ai tashmë është në Angli"), por Abramovich është serioz: 175 milion në tavolinë

Erling Haaland nuk u paraqit sot në grumbullimin e Borussia Dortmund. Mungesa e tij e pajustifikuar është akoma një çështje në Gjermani, por ndërkohë regjizori verdhezi, Zorc kështë munduar të shfaqet i qetë para kamerave të Sky Deutschland, madje duke bërë edhe shaka: "Ai tashmë është në Angli". Sipas Mirror, Chelsea është serioz dhe do të ishte i gatshëm të ofronte 175 milionë euro.

Pas shitjes së Sancho te Manchester United, çështja e transferimit të fenomenit norvegjez është në qendër të vëmendjes në Dortmund. Mino Raiola, i cili tundohet nga një komision prej 40 milionësh, shtyn  klientin e tij të ndryshojë ambjent dhe në Londër janë gati për sulmin vendimtar.

Haaland ka një kontratë deri në verën e vitit 2024 dhe në vitin 2022 mund të lirohet për 75 milionë euro. Pandemia goditi rëndë arkat e klubit gjerman, i cili regjistroi një humbje prej 75 milionë në vitin që përfundoi më 30 qershor, së cilës duhet t'i shtohet humbja 43.9 milion euro e vitit të kaluar.

Qëllimi i Borussia është ta konfirmojë atë të paktën për një sezon tjetër, por ka një mal parash në rrezik dhe surprizat deri në fund të gushtit nuk përjashtohen.