RTSH Sport Live

Dortmund, Haland rrezikon të qëndrojë jashtë deri në vitin 2022

  • 25/10/2021
  • |
  • Gjermani
Dortmund, Haland rrezikon të qëndrojë jashtë deri në vitin 2022
Problemi i sulmuesit të skuadrës gjermane duket më serioz se sa pritej

Erling Haaland është problemi i madh në shtëpinë e Borussia Dortmund. Dëmtimi i sulmuesit duket në fakt më i rëndë se sa pritej dhe fenomeni norvegjez mund të rikthehet në fushë vetëm në vitin 2022. Fillimisht u mendua se problemi që po e zvarrit lojtarin prej disa javësh, do ta kishte lënë jashtë fushës deri në dhjetor, por tashmë gjithçka duket se është komplikuar.

Sipas 'Bild', dëmtimi i Haaland po rezulton të jetë më serioz nga sa kishte supozuar stafi mjekësor dhe periudha e rikuperimit mund të zgjatet ndjeshëm. Hipoteza ende e pa konfirmuar nga klubi. Në fakt, për momentin nuk ka asnjë komunikim nga Dortmundi. Nëse thashethemet konfirmohen, Haaland do të detyrohet të kapërcejë disa sfida: para së gjithash ndeshjen e kthimit me Ajax në Ligën e Kampionëve (3 Nëntor) dhe në ligë ndeshjen e madhe me Bayern Munich (4 Dhjetor).