RTSH Sport Live

Dortmundi blindon vendin e dytë, Schick dërgon Leverkusenin në Champions

  • 07/05/2022
  • |
  • Gjermani
Dortmundi blindon vendin e dytë, Schick dërgon Leverkusenin në Champions
Verdhezinjtë triumfojnë 3-1 në shtëpinë e Furth, një dopietë nga ish-sulmuesi i Romës i jep jep Champions Leverkusenit, Freiburg shembet

Borussia Dortmund fiton në fushën e Furth tashmë të rënë dhe blindon vendin e dytë në renditje. Verdhezinjtë mbështeten te një Brandt i jashtëzakonshëm, autor i një dopiete midis 26' dhe 72', në mes, goli i barazimit nga Ngankam që zgjat vetëm dy minuta. Në finale, Passlack shënon golin e tretë që mbyll llogaritë, 3-1.

Një përmbysje për Champions League nga ana e Bayer Leverkusen në fushën e Hoffenheim: kuqezinjtë janë të sigurt për vendin e tretë. Nga njëra portë në tjetrën, me të zotët e shtëpisë dy herë në avantazh me Rutter dhe Baumgartner, por gjithmonë të rikuperuar, fillimisht nga Schick në pjesën e parë dhe më pas nga Diaby në pjesën e dytë. Në të 76', Schick përfundon rikthimin duke firmosur parakalimin e vendasve. Në fund vjen pokeri me firmën e Alarios, 4-2.

Momenti i shkëlqyer i Union Berlin vazhdon teksa kap trenin për Champions dhe i afrohen Freiburgut, i katërti dhe tani i thirrur për të vëzhguar pas shpine. Gjithçka u vendos në pjesën e parë me golat e Promel, Trimmel dhe Becker, në pjesën e dytë goli i Holer në minutën e 59-të nuk ndryshoi rrjedhën e ndeshjes. Në në rikuperim Schafer plotëson pokerin, 4-1.

Pas katër fitoreve radhazi, vjen një disfatë të bujshme për Këlnin që tashmë mund të shpresojë vetëm në Europa League ose në Conference League. Miqtë morën avantazhin e befasishëm me Gerhardt në minutën e 43-të, vendasit shtynë në pjesën e dytë, por VAR pengoi Nmecha të dyfishonte rezultatin për miqtë dhe muri i gjelbër nuk u shemb, 1-0.