RTSH Sport Live

Dortmundi, në vend të parë me golin e kapitenit Reus

  • 02/09/2022
  • |
  • Gjermani
Dortmundi, në vend të parë me golin e kapitenit Reus
Skuadra e Terzic fitoi 1-0 ndaj Hoffenheim dhe kryeson me 12 pikë

Tri pikë të arta për Dortmundin ndaj Hoffenheimit. Në Dortmund, verdhezinjtë u imponuan falë golit në pjesën e parë të kapitenit Reus, i cili mundi të gjente rrjetën me një të djathtë të saktë. Një ndeshje që nis me mundësinë për shënim për vendasit me anë të Brandt, ndërsa miqtë u përgjigjën me Angelinon. Por në 16' ndeshja zhbllokohet papritur.

Reus e merr topin në zonë dhe bën atë që di të bëjë më mirë, kalon skuadrën e tij përpara. Ekipi i Breitenreiter ndikohet nga goditja e marrë dhe përpiqet të kërkojë më shumë në aspektin sulmues. Gjithsesi, mundësitë më të mira janë për vendasit. Pjesa e parë përfundon me avantazhin 1-0 të skuadrës së Terzic.

Në pjesën e dytë nuk ka raste të pastra, edhe nëse në minutat e fundit miqtë janë pranë barazimit. Hoffenheim humbet dhe Borussia Dortmund feston për tri pikët.