RTSH Sport Live

Dortmundi triumfon në fushën e Shtutgartit, vendos Brandt

  • 08/04/2022
  • |
  • Gjermani
Dortmundi triumfon në fushën e Shtutgartit, vendos Brandt
Verdhezinjtë kanë arritur një fitore 2-0, tashmë janë 6 pikë larg Bajernit

Borussia Dortmund rifillon ndjekjen ndaj Bayern. Pasi morën vetëm një pikë në dy javët e fundit të Bundesligës, djemtë e Rose përqafojnë fitoren me një 2-0 bindës në Shtutgart, të përfshirë në luftën për të mos rënë nga kategoria. Verdhezinjtë e nisin vrullshëm sfidën dhe u afruan me golin që në minutën e 8-të, kur e  majtë e Guerreiros në zhvillimin e një goditje këndi përkëdheli shtyllën në pjesën e jashtme para se të dilte jashtë. Gjithsesi, avantazhi mbërriti pak më vonë: Haaland në kundërsulm, një passim për Brandt, i cili nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në rrjetë, 1-0. Përgjigja e Shtutgartit vjen me Marmoush, gjuajtja e të cilit përfundon pak lart.

Në pjesën e dytë loja mbeti e hapur. Reus shkon pranë objektivit me një goditje të bukur nga skaji, vendasit tentojnë me Stenzel, por goditja e tij nga rreth pesëmbëdhjetë metra prek traversën e jashtme dhe përfundon lart. Dortmundi gjeti dyfishimin në minutën e 71-të, sërish me Brandt. Në minutat e fundit, Dortmundi dridhet, por mbron 2-0 dhe kalon, të paktën për një natë, në -6 pikë nga Bayern I vendit të parë. Përmbysja duket e vështirë, por të paktën disa mundësi mbeten ende.