RTSH Sport Live

Drafti në NBA, kush përfitoi nga mbrëmja e përzgjedhjeve

  • 19/11/2020
  • |
  • Basketboll
Drafti në NBA, kush përfitoi nga mbrëmja e përzgjedhjeve

Mbrëmja e draftit, ashtu siç pritej rezervoi surpriza por jo në zgjedhjen e parë pasi Minnesota zgjodhi siç e kishte deklaruar, Anthony Edwards. James Wiseman, zgjedhja e dytë shkon tek Golden State , ndërsa Lamelo Ball zgjedhja e tretë kalon tek Charlotte , klub në të cilin pronar është Michael Jordan. Deni Avdija që pritej të ishte mes 5 përzgjedhjeve te para, u zgjodh i 9 nga Washington Wizards. Ndërkohë që merkato e shkembimeve ka nisur. Ricky Rubio, vetëm një ditë pasi kishte kaluar nga Finiks tek Oklahoma, përfundon tek Minesota në këmbim të zgjedhjes me numër 17 në draft. Filadelfia shkëmben Al Horford tek Oklahoma dhe merr në këmbim Danny Green të cilin Thunder e kishin marrë pas shkëmbimit me Denis Shredder nga Lakers. Houston largon Trevor Ariza për tek Detroit në këmbim të nje zgjedhje në draft, qëllimi kësaj here ishte për të liruar vend në buxhet. Bogdanovic nuk pranon kalimin tek Milëoki por preferon të kalojë me parametër zero dhe të testojë tregun. Kush fitoi nga drafti? Së pari Filadelfia me drejtorin e ri arriti të largoj një veteran si Al Horford që perfitonte 30 milion dollarë në vit dhe Danny Green i duhej për trepikëshat që me largimin e J.J. Redick u ndje shumë mungesa. Charlotte zgjodhi një lojtar, nga familja Ball që në SHBA kanë krijuar antipati, por në moshën e tij dominoi në kampionatin australian dhe Charlotte i duhej një emër i tillë. Minesota zgjodhi Edwards , edhe pse opinioni i gjerë priste që ta shkëmbenin me një lojtar me eksperiencë në merkato. Tani i bashkohet Rubio dhe në skuadër janë edhe Karl Anthony me Dangelo Russell. Golden State zgjodhi Wiseman, por djaloshi nuk është ende gati për skenën e madhe sidomos tani me dëmtimin e Klay Thompson. Boston dhe Denver nuk patën zgjedhje në 10 të parët por kishin 2 ose 3 zgjedhje nga vendi i 14 deri në të 26 dhe lojtarët që kanë zgjedhur janë prespektivë shumë e mirë, Aaron Nesmith, Payton Pritchard dhe Yam Madar për Boston ndërsa Denver zgjodhi Zeke Nanji në vend të 22 dhe RJ Hampton në përzgjedhjen e 24.