RTSH Sport Live

Dramë në El Salvador: panik në stadium, 12 të vdekur dhe 100 të plagosur

  • 21/05/2023
  • |
  • Të tjera
Dramë në El Salvador: panik në stadium, 12 të vdekur dhe 100 të plagosur
Tragjedi në Cuscatlan, në San Salvador, në ndeshjen mes Alianza dhe Fas

Tifozët e zemëruar nga moslejimi për të hyrë në një ndeshje të ligës së futbollit të Salvadorit shkatërruan një portë hyrëse në stadium, duke çuar në një përplasje që la të paktën 12 njerëz të vdekur dhe shumë të plagosur(rreth 100), thanë zyrtarët dhe dëshmitarët të dielën.

Përplasja ndodhi të shtunën vonë gjatë një ndeshjeje midis klubeve Alianza dhe Fas në stadiumin Monumental në Cuscatlan në jug të San Salvadorit.

“Ndeshja ishte planifikuar të fillonte në orën 19:30, por e mbyllën portën në orën 19.00 dhe na lanë jashtë (stadium) me bileta në duar", tha një tifoz i Alianzas, José Ángel Penado. "Njerëzit u zemëruan. Ne i kërkuam të na lejonin të hynim, por jo. Kështu ata e rrëzuan portën”.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha të dielën në një fjalim në një takim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë se, "Unë thjesht do të doja të shpreh, natyrisht, ngushëllimet e mia për të gjithë njerëzit e El Salvadorit për këtë incident tragjik".

Televizioni lokal transmetoi drejtpërdrejt imazhe të pasojave të përplasjes, ku dukej se ishin kryesisht fansa të Alianza. Shumë prej tyre dolën në fushë ku morën trajtim mjekësor.