RTSH Sport Live

Dridhet edhe Interi: Brozovic dëmtohet

  • 25/09/2022
  • |
  • Futboll Bota
Dridhet edhe Interi: Brozovic dëmtohet
Mesfushori kroat është dëmtuar gjatë ndeshjes me Austrinë

Liga e Kombeve vazhdon të jetë e mallkuar për skuadrat italiane. Lëndime të shumta dhe skuadra e fundit që dridhet është Interi që pa Marcelo Brozovic të dilte jashtë për shkak të lëndimit në ndeshjen Kroaci-Austri. Mesfushori është ndjerë keq, pa pësuar asnjë goditje dhe pasi është rrëzuar përtokë ka kërkuar ndryshimin duke e lënë fushën në këmbë. Problemi i mesfushorit është i natyrës muskulare në kofshën e majtë.

Pas angazhimeve me Kroacinë, Brozovic do të rikthehet në Pinetina ku stafi mjekësor i Interit do të vlerësojë me kujdes shkallën e dëmtimit. Në kampionat në çdo rast, kroati nuk do të marrë pjesë në ndeshjen ndaj Romës për shkak të skualifikimit, por Interi të martën më 4 tetor pret Barcelonën në Meazza në një ndeshje vendimtare për shpresat për kualifikimin në 1/16 e Champions League.