RTSH Sport Live

Drita mund Ballkanin dhe  i rrëmben vendin e parë

  • 06/12/2020
  • |
  • Kosova
Drita mund Ballkanin dhe  i rrëmben vendin e parë

Superliga e Kosovës ka një lider të ri, është Drita, që ka mposhtu rivalin direkt, Ballkanin me rezultatin 2-1 duke i rrëmbyer njëkohësisht dhe vendin e parë.

Një sfidë me shumë emocione, ku vendasit arritën të shënonin të parët me anë të Kastriot Rexhës në minutën e 31-të. Gjithsesi, goli i miqve nuk ka vonuar të vijë. Është Mirlind Daku, që ka barazuar në 1-1 në minutën e 44-ët të takimit. Por vetëm një minutë më vonë janë përsëri vendasit që shënojnë, përsëri Kastriot Rexha, që ka rikthyer avantazhin, 2-1, që është dhe rezultati përfundimtar i kësaj sfide.  

Drita është ngjitur në vendin e parë në kuotën e 36 pikëve, duke lënë pas Ballkanin me 35 pikë.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot në Superligën e Kosovës, Llapi ka mposhtu Besën me rezultatin 2-0. Golat janë shënuar nga Veliu dhe Hoti në pjesën e parë.

REZULTATET

E premte

Prishtina-Feronikeli 0-0

E shtunë

Trepça ’89-Gjilani 3-0

Arbëria-Drenica 1-0

E diel

Llapi-Besa 2-0

Drita-Ballkani 2-1

RENDITJA

#

Skuadrat

Nd

F

B

H

G.SH

G.P

+/-

P

1

Drita

15

11

3

1

25

11

+14

36

2

Ballkani

15

11

2

2

40

19

+21

35

3

Prishtina

15

7

4

4

20

10

+10

25

4

Gjilani

15

6

5

4

12

12

+0

23

5

Feronikeli

16

4

8

4

17

13

+4

20

6

Arbëria

16

6

2

8

15

17

-2

20

7

Trepça'89

16

6

2

8

19

25

-6

20

8

Drenica 

16

5

3

8

11

22

-11

18

9

Llapi

16

4

2

10

16

20

-4

14

10

Besa Pejë

16

1

3

12

12

38

-26

6