Pecco Bagnaia triumfon në Çmimin e Madh të Italisë, raundi i tetë i sezonit MotoGP. Piloti i Ducatit fiton garën e dytë të vitit në Mugello, duke marrë kështu pikë të rëndësishme për sa i përket klasifikimit. Vendi i dytë për Yamaha-n e kampionit në fuqi Fabio Quartararo, në fund me një avantazh të konsiderueshem ndaj Aprilia-s së Aleix Espargaro.
Në podium është ngjitur edhe Johann Zarco, përballë dyshes Ducati të ekipit VR46 të përbërë nga Marco Bezzecchi dhe Luca Marini, përkatësisht i pesti dhe i gjashti. Jashtë Enea Bastianini, i cili përfundoi në zhavorr në pjesën e dytë të garës.