RTSH Sport Live

Duka bën llogaritë: Objektivi është vendi i tretë, por….

  • 07/12/2020
  • |
  • Kombëtarja
Duka bën llogaritë: Objektivi është vendi i tretë, por….

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka ka reaguar pas shortit të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Duka pranon se shorti është shumë i vështirë dhe në të njëjtën kohë bën dhe llogaritë se cilat janë mundësitë. Shikon si objektiv real vendin e tretë, por nuk mund të mos mendohet dhe për vendin e dytë.

Reagimi i Dukës:

Grupi I i Botërorit, është një grup i vështirë.

Anglia, Polonia, Hungaria, Andorra dhe San Marino do të jenë skuadrat tona kundërshtare.

Do të ishte e bukur një fitore në “Wembly”. Tek të tjerat duhet të bëjmë maksimumin.

Na duhet që të sfidojmë Poloninë dhe Hungarinë brenda dhe jashtë. Të mos bëjmë asnjë hap fals me Andorrën dhe San Marinon.

Objektivi real është vendi i tretë. Por hap pas hapi s’duhet të mos mendojme play-off-in. Gjithmonë me objektivin për të patur një skuadër, që synon kualifikimin në Euro 2024.