RTSH Sport Live

Dukati dhe Yamaha, favoritë për të fituar garën

  • 10/05/2022
  • |
  • Moto GP
Dukati dhe Yamaha, favoritë për të fituar garën
MotoGP vjen në Le Mans, një cirkuit historik, madje mund të thuhet mitik

MotoGP vjen në Le Mans, një cirkuit historik, madje mund të thuhet mitik. Quartararo, në shtëpinë e vet, mund të përsërisë suksesin e Portimaos, por nuk duhet të harrojë Bagnaian që në Jerez bëri një garë perfekte. Edhe Bastianini mund të bëjë më mirë, por duhet të rigjejë performancën e garave të para. Aprilia mund të synojë fitoren e dytë, pas asaj të arritur në Argjentinë. Në shtëpinë Suzuki, shpresojnë që lajmi i largimit nga skuadra i Mir e Rins, në fund të sezonit të mos ndikojnë në garat e ardhshme.

MotoGp mbërrin në Francë me një pilot francez në krye të kampionatit, pas podiumeve të arrituara në dy garat evropiane. Është sigurisht Fabio Quartararo ai që mund të provojë të përsërisë suksesin e Portimaos edhe në garën e shtëpisë së vet. Në fakt, është një pistë që Yamaha mund ta trajtojë me qetësi, duke qenë se vija e finishit është menjëherë pas dy kthesave të fundit, për këtë arsye, nëse piloti del i pari nga këndi i fundit, nuk ka asnjë rrezik.

Për më tepër, Yamaha ka një traditë të favorshme aty dhe Fabio gjithashtu do të stimulohet nga gara në shtëpi. Në lojë janë edhe Bagnaia e Bastianini. I pari ruan vendin me parë 33 pikë larg të dytit e në Jerez ka bërë një garë të shkëlqyer. Në lojë për të fituar janë edhe dy pilotët e Suzukit, Mir dhe Rins. Te Honda gjithçka varet se si do të jetë Marc Marquez. Ndoshta për titullin nuk do të mund të luftojë, por për të fituar gara, Honda mund të rikthehet në konkurrim. Çmimi i Madh i Francës në MotoGp zhvillohet të dielën, në 15 maj, në orën 14.00.