Kampionati botëror i atletikës është mbyllur në Oregon, me një rezultat të jashtëzakonshëm, i arritur nga një atlet fenomenal, akrobati Armand Duplantis. 22-vjeçari, atleti suedez, edhe pse në një moshë tepër të re, ka arritur të fitojë të gjithë titujt, edhe këtë në një botëror të hapur, i cili i mungonte. Duoplantis ka realizuar në mbrëmbjen e fundit të botërorit në Amerikë, garën e tij më të mirë në karrierë, duke arritur rezultatin 6,21 metra në kërcim së larti me shkop e duke vendosur një rekord të ri botëror.
Rezultati i mëparshëm 6,20 ishte arritur po nga Duplantis në botërorin e sallave të mbyllura të zhvilluar në Beograd. Edhe atleti suedez ka përfituar shumën prej 70 mijë dollarësh për medaljen e artë dhe 100 mijë dollarë për rekordin. Pyetja që bëjnë të gjithë tashmë është se deri ku mund të shkojë ky atlet i talentuar.
Kevin Mayer ka fituar medaljen e artë në disiplinën decathlon me 8816 pikë, duke i dhuruar Francën medaljen e parë të artë. Mayer grumbulloi 8,816 pikë pas 10 disiplinave gjatë dy ditëve. Për të është medalja e dytë e artë e fituar në botëror, pas asaj të marrë në 2017 në Londër.
Në përfundim të botërorit të altetikës në Eugene, SHBA ka dominuar përsa i përket numrin të medaljeve të marra, 13 të arta, 9 argjendi dhe 11 bronzi, e ndjekur nga Etiopia dhe Xhamajka.