RTSH Sport Live

Durrsakja 13- vjeçare, kampione Europe në shah

  • 01/10/2023
  • |
  • Sporte të tjera
Durrsakja 13- vjeçare, kampione Europe në shah
Kler Çaku ka arritur të marrë këtë çmim pas 7 fitoreve dhe 2 barazimeve në Kampionatint e Rapidit zhvilluar në Slloveni

Sukses për Shahun Shqiptar, 13-vjeçarja Kler Çaku është shpallur kampione Europe. Shahistja shqiptare ka arritur të marrë këtë çmim pas 7 fitoreve dhe 2 barazimeve  Kampionatin e Rapidit zhvilluar në Slloveni për vajzat deri në moshën 14- vjeçare.

Njoftimi i Federatës Shqiptare të Shahut:

SUKSES I MADH I SHAHUT SHQIPTAR!

13-vjeçarja Kler Çaku, me 7 fitore dhe 2 barazime, shpallet KAMPIONE EUROPE, ne Kampionatin e Rapidit, që sapo mbaroi në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14-vjeçare♟♟♟

Kjo fitore vjen, vetëm pak orë përpara ngjarjes së jashtëzakonshme, për sportin shqiptar. Ndërsa #Shqipëria, mbledh në #Durrës, yjet botërorë të shahut, Çaku i dhuron vendit të saj, një titull si #kampione.

Kler është gjithashtu, pjesëmarrëse ne Kupën Europiane të Klubeve 2023, me ekipin #Teuta. Një skaudër që premton garë të fortë, në kompeticionin më të madh sportiv europian, të vitit!