RTSH Sport Live

Dybala si “Haland i ri”, Dortmundi sfidon Interin

  • 05/05/2022
  • |
  • Itali
Dybala si “Haland i ri”, Dortmundi sfidon Interin
E ardhmja e argjentinasit është ende një mister, mësohet oferta e klubit gjerman

E ardhmja e Paulo Dybala është gjithnjë e më e pasigurt. Për momentin është e pamundur të parashikohet se kush do të jetë skuadra e ardhshme. Sulmuesi argjentinas do të largohet nga Juventus me parametra zero më 30 qershor. Presidenti Agnelli nuk ka dashur të rinovojë kontratën e lojtarit që do të kishte dashur ta mbyllte karrierën në Torino. Orët e fundit është përfolur për një transferim te Inter, por skuadra zikaltër duhet të përballet me konkurencën e shumë skuadrave.

Corriere dello Sport nënvizon dëshirën e Borussia Dortmund për të transferuar lojtarin në Gjermani. Drejtuesit e klubit verdhezi e shohin atë si zëvendësuesin perfekt të Haaland. Sipas gazetës italiane, klubi gjerman i ka ofruar 4.5 milionë euro dhe një rol të rëndësishëm në skuadrën gjermane.

Një hipotezë që padyshim është nën standardet e tij, pasi kërkesat e lojtarit janë të larta. Inter ka vendosur t’i ofrojë 6 milionë plus bonuset, megjithatë agjenti i Dybala, Jorge Antun po monitoron me kujdes çdo ofertë që vjen në drejtim të klientit të tij.