RTSH Sport Live

E bujshme, edicioni i 108-të i Giro d’Italia nis nga Shqipëria!

  • 26/09/2024
  • |
  • Evente Sportive
E bujshme, edicioni i 108-të i Giro d’Italia nis nga Shqipëria!

Edicioni i 108-të i Giro d’Italia mund të startojë nga Shqipëria. Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare lajmi që vjen nga Italia është me të vërtetë i madh pasi ka impakt si për botën e çiklizmit edhe për promovcimin e vendit tonë.  

Organizatorët e Giro d’Italia-s, i cili është njëri prej tre tureve më të rëndësishëm të botës së çiklizmit së bashku me Turin e Francës dhe Vueltën e Spanjës, kanë menduar që sfida për fanellën e famshme rozë të nisë nga Shqipëra.

Me qëllim promovimin e vendeve të ndryshme, organizatorët e Giro d’Italia, disa vite me radhë kanë vendosur që etapën e parë të garës 3-javore ta zhvillojnë në vende të ndryshme.

Sipas medieve italliane një vendim përfundimtar nuk është marrë ende pasi priten që të saktësohen ende disa detaje. Mësohet se data decizive do të jetë 12 tetori, e cili përket me përfundimin e Giro-së së Lombardisë.

Atë ditë pritet që organizatorët e Giro d’Italia-s, RCS Sport, të tregojnë pikënisjen e turit të njohur italian. Me aq sa është kuptuar deri më tani Giro d’Italia do të qëndrojë në Shqipëri për disa ditë.

Për atë që konsiderohet si “la grande partenza” Shqipëria thuhet se ka mundur kandidaturën e Triestes duke ofruar gati tri herë më shumë se shifra prej 6 milionë eurosh e ofruar nga qyteti më i madh i rajonit të Friuli-Venecia Xhulia.

Organizatorët, të cilët do të zyrtarizojnë rrugëtimin e garuesve më 15 nëntor, kanë menduar që në Shqipëri të zhvillohen disa etapa dhe kalimi në territorin italian të bëhet nga Siçilia.