Sot do të jetë një ditë e veçantë transmetimesh sportive në platformën digjitale publike. Sporti elitar do të jetë prezent në kanalet RTSH 1 HD dhe RTSH Sport jo vetëm me Kombëtaren shqiptare të futbollit që luan ndaj Kazakistanit për UEFA Nations League, por edhe me sportet motorrike që sot kanë garat e radhës.
Në orën 10.45 nis transmetimi i Formula 1. Këtë radhë gara më e famshme në Botë është transferuar në Turqi, ku sfidat kualifikuese të ditës së shtunë premtojnë spektaklin. Mjaft të thuash se në vijën e parë të nisjes nuk ka asnjë makinë të Mercedezit, apo asnjë nga protagonistët e Ferrarit, bën të mendosh që sot në Stamboll priten surpriza. Në “pole position” do të niset për herë të parë në karrierën e tij Lans Stroll, ndërkohë që kampioni në fuqi i Botës, Ljuis Hamilton do të niset nga vendi i 6-të. Maks Verstapen do të niset nga vendi i dytë, ndërkohë që kualifikueset prodhuan edhe rezultate të tjera surprizë si psh, vendi i 9-të për Bottas, apo vendi i 12-të për Vetel me Ferrari. Gjithçka, të bën te mendosh se kjo do të jetë një garë spektakolare, ku nuk do mungojnë parakalimet e shumta. Në RTSH 1 HD, ora 10.45 nis transmetimin Formula 1, drejpërsëdrejti nga Stambolli.
Edhe Moto GP do të ketë një garë shumë interesante sot në Valencia. Garat nisin me cilindratat e ulta, sepse në orën 11.00 në RTSH Sport nis gara për Moto 3. Sasaki me motorrin e tij KTM niset i pari dhe do te shpresoj deri në fund të ruaj pozicionin edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Në orën 12.15 përsëri në RTSH Sport, një tjetër cilindratë interesante bën garën e saj, ku spanjolli Garzo do të jetë në pole për Moto 2 dhe do shpresoj mos të zhgënjej në shtëpinë e vet. Gara e Moto GP nis në orën 13.40. Ndryshe nga sa pritej, italiani Morbideli do të niset nga vendi i parë dhe ata që e shoqërojnë janë Miller dhe Nakagami prandaj Joan Mir duhet të bëj shumë në Cirkuitin e Valencias sepse niset vetëm nga vendi i 12-të.
Ora 17.15 në RTSH 1 HD nis emisioni I Kombëtares, “Endërr Kuq e Zi”. Shqipëria luan një prej sfidave më të rëndësishme në Nations League në orën 18.00 në “Arenën Kombëtare”, sepse pret Kazakistanin. Transmetimet në RTSH Sport do të vazhdojnë edhe pas ndeshjes me analizën e saj dhe intervistat e protagonistëve.
Gjithçka vjen në transmetuesin publik shqiptar pa asnjë abonim apo kosto shtesë, Formula 1, Moto GP, ndeshjet e Shqipërisë në UEFA Nations League dhe po flasim vetëm për një ditë…