RTSH Sport Live

E pëson Arnautoviç, një ndeshje pezullim

  • 16/06/2021
  • |
  • Futboll Bota
E pëson Arnautoviç, një ndeshje pezullim
Austriaku ofendoi me fjalë banale  Alioskin, mungon ndaj Holandës

Marko Arnautoviç, sulmuesi i Austrisë, është pezulluar për një ndeshje nga Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës i UEFA-s për shkak të sulmeve raciste ndaj shqiptarëve të Maqedonisë. Për më tepër për sulmet ndaj Ezgjan Alioskit, ndërsa Arnautoviç, pas golit të shënuar në portën maqedonase, e ka ofenduar me fjalë banale.

 Në fakt origjina e Alioskit është shqiptare, sikurse janë pjesë e kombëtares së Maqedonisë së Veriut dhe Bejtullai, Bardhi, Musliu, Ademi. Pra në fjalët e tij, Arnautoviç ka ofenduar shqiptarët. Arnautoviç, një ditë pas ndeshjes me Maqedoninë e Veriut, ka kërkuar falje në instagram për fjalët e lëshuara, teksa ka thënë që fjalët e tij nuk kishin qëllim racist, madje dhe në gjuhën shqipe.

Por ai është akuzuar në bazë të rregullave disiplinore të UEFA-s për “sulm ndaj një lojtari tjetër”. Mund të ishte skualifikuar dhe 10 ndeshje nëse UEFA do t’i kishte cilësuar komentet e tij raciste apo ofenduese me bazë etnike. E duket sikur e ka hedhur “paq” me një dënim vetëm një ndeshje, ndërsa do të mungojë në sfidën ndaj Holandës. Gjithsesi Arnautoviç është i pari që bëhet shembull në Kampionatin Europian.