RTSH Sport Live

E shtuna në RTSH Sport, Dinamo, Moto GP e WWE

  • 21/11/2020
  • |
  • Futboll Vendi
E shtuna në RTSH Sport, Dinamo, Moto GP e WWE
Dinamo - Oriku, një nga përballejt më interesante të Grupit A të Kategorisë së parë sot në 14.00 në RTSH Sport

Dita e shtunë sjell futbollin kombëtar në kanalin sportiv të platformës digjitale të RTSH. Luhet java e 3-të e kampionatit shqiptar të Kategorisë së Parë dhe për sa i përket Grupit A, RTSH ka përzgjedhur sfidën mes Dinamos dhe rikut që luhet në Pezë Helmës. Dinamo e ka nisur në mënyrën e duhur sezonin, jo vetëm duke u kualifikuar dy ture ne Kupën e Shqipërisë, por edhe duke fituar javën e parë në kampionat në fushën e vështirë të Erzenit. Java e dytë ishte pushim për blutë e kryeqytetit, prandaj sot rikthehen në fushë për të luajtur me Orikun. Edhe miqtë janë me 3 pikë në këto dy javë që kanë luajtur dhe nuk janë një ekip i lehtë për tu mundur. Sot në 14.00 në RTSH Sport vjen kjo përballje, ndërkohë që në valët e Radio Tiranës, në emisionin “Nga njëra ndeshje në tjetrën” të gjithë kanë mundësine të dëgjojnë çfarë ndodh në të gjitha fushat e tjera të Kategorisë së Parë, Superiores apo edhe kategorisë së dytë.

Moto GP është një tjetër ekskluzivitet i ditës në RTSH Sport. Në orën 16.00 janë garat kualifikuese të cilindratës Moto 3, ndërkohë që Moto GP nis në orën 17.00 dhe këtë radhë Çmimi i madh i motorrëve është zhvendosur në Portugali.

Mbrëmja është për WWW. Wrestling amerikan sjell në orën 21.30 episodet më të reja të RAW dhe Smackdoën ku të apasionuarit pas këtij sporti mund të ndjekin “heronjtë” e tyre në RTSH Sport. Në oraret 19.00 dhe 21.00 nuk duhen humbur edicionet e lajmeve sportive ku publiku mund të ndjekë gjithë golat dhe momentet më të rëndësishme te Javës së 3-të të Superiores.